Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeSerbët i japin urdhër Ramës të bojkotojë protestën, a i kërkoi Vuçiç...

Serbët i japin urdhër Ramës të bojkotojë protestën, a i kërkoi Vuçiç të braktiste manifestimin në mbrojtje të UÇK?

Pak ditë më parë, shqiptarët në mbarë botën festuan fitoren historike të Kombëtares 0-1 në Serbi. Por dje, në Tiranë, u bashkuan sërish, këtë herë për një kauzë shumë më të madhe: për të protestuar kundër mbajtjes në burg të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nën moton “Liria ka emër”, protesta e tretë e organizuar nga veteranët e UÇK-së mblodhi dhjetëra mijëra qytetarë në sheshin “Skënderbej”.

Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e kryeministrit Edi Rama. A ishte kjo një zgjedhje personale, apo pas saj fshihet presion nga Beogradi? A i kërkoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç Ramës të mos marrë pjesë në manifestim? A është kjo një shenjë e ndikimit serb në politikën e Tiranës? Pse Rama mungoi kur mbarë kombi u ngrit në mbrojtje të UÇK-së?

A po e vendos kryeministri marrëdhënien me Vuçiçin mbi ndjenjën kombëtare? Këto pyetje janë ngritur nga opinionin publik dhe që meritojnë përgjigje nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë nga ana tjetër, kujtojmë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u përplasen këtë mes jave në distancë për protestën e djeshme të organizuar në Tiranë nga veteranët e UÇK-së. Asnjëri prej tyre nuk do t’i bashkohet protestës. Kurti thotë se qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, por qëndrimi i tyre për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar.

Ndërsa, Rama thotë se me gjithë zemër do ishte bashkuar, por zgjodhi të qëndrojë distant pikërisht për shkak të politizimit të çështjes. I pari që nisi përplasjen në distancë ishte vetë kryeministri Kurti, i cili përdori faqen zyrtare të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje për të dhënë një qëndrim për protestën, ku një sulm rezervoi edhe për kryeministrin Rama.

Në postimin e partisë së Kurtit orët e vona të mbrëmjes së 15 tetorit, thuhet se “ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj”. Kurti akuzon Ramën se ka qenë pro ngritjes së Gjykatës Speciale në Hagë dhe për këtë i thotë se duhet të tregojë pendesë, suke shkruar se “Rama, kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.”

Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat