Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetShaqiri shkëlqen me dopietë në Europa League, Hoxha me shokë zhgënjejnë në...

Shaqiri shkëlqen me dopietë në Europa League, Hoxha me shokë zhgënjejnë në Zagreb, barazim i AEK me Strakoshën në portë


Këtë të enjte u zhvilluan disa nga ndeshjet e radhës në fazën e ligës në Europa League. Basel triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj FCSB, duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ia doli që të shënojë 2 gola.

Mbrëmje negative për Arbër Hoxhën (ishte titullar) me shokë, pasi në Zagreb, Dinamo e Zagrebit pësoi disfatë 0-3 ndaj Celta Vigos. Crvena Zvezda-Lille, përfundoi, në shifrat 1-0.

Në Conference League, Fiorentina u mund me përmbysje 2-1 nga Mainz. Me Thomas Strakoshën në portë, grekët e AEK barazuan 1-1 ndaj Shamrock Rovers.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat