Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetSHBA shpërblen me 10.000 dollarë punonjësit e Administratës së Sigurisë së Transportit,...

SHBA shpërblen me 10.000 dollarë punonjësit e Administratës së Sigurisë së Transportit, arsyeja …


Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara pritet të njoftojë të enjten një plan për të shpërblyer me 10,000 dollarë oficerët e Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) që vazhduan punën gjatë periudhës 43-ditore të mbylljes së qeverisë (shutdown).

Një zëdhënës i departamentit konfirmoi se sekretarja e Sigurisë Kombëtare do të bëjë njoftimin zyrtar për bonuset, të cilat do të jepen si shenjë vlerësimi për punonjësit që nuk ndërprenë shërbimin e tyre pavarësisht ndërprerjes së financimeve federale.

Presidenti Donald Trump kishte deklaruar këtë javë se do të shpërblente me të njëjtën shumë kontrollorët e trafikut ajror që nuk munguan në punë gjatë mbylljes, duke i cilësuar ata si “heroikë” për ruajtjen e funksionimit të transportit ajror në një periudhë të vështirë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat