Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaEkonomiShpallet fituesi i projektit për transformimin e pallatit të Sportit "Asllan Rusi"

Shpallet fituesi i projektit për transformimin e pallatit të Sportit “Asllan Rusi”


Përfundon konkursi për rijetëzimin e pallati i sportit “Asllan Rusi” me fitues bashkimin e subjekteve MVRDV + Likado BV + Albanian Capital Group sh.p.+ BCN Investements B.V + Trema Tech sh.p.k.

Në fazën finale u kualifikuan 6 ekipe ndërkombëtare dhe shqiptare.

  1. Kengo Kuma & Associates + Seiichi Saito + Buro Happold + Ida Vako + Dhimiter Papa + Ergys Krisiko + Alko Impex Constuction sh.p.k, në vendin e dytë.
  2. Sauerbruch Hutton Gesellschaft von Architekten mbH + Atelier 4 + SBP (Schlaich bergermann partner) + Gustafson Porter – Bowman + Anri Sala + PROGEEN, e cila u kualifikua në vendin e tretë.
  3. Perrault Architecture + Enea Landscape Architect + Ivan Navarro (Hueso Records) + Arup Ireland + Erald Kerluku + Tabi Construction Sh.p.k
  4. MVRDV + Likado BV + Albanian Capital Group sh.p.+ BCN Investements B.V + Trema Tech sh.p.k (fituesi)
  5. Archea Associati S.r.l + AEI Progetti S.r.l + Arjan Coka PF + Helidon Xhixha + Bami Holding Sh.p.k.
  6. Chybik + Kristof + Mama + Loft + Destil Creative HUB + BE-IS

Të gjashtë finalistët prezantuan projektidetë e tyre para një jurie ndërkombëtare.

Projektideja konstiston në ndërtimin e një sipërfaqeje rreth 40,000 metra katrorë. Projekti synon të transformojë Pallatin e Lojrave me dorë “Asllan Rusi” në Tiranë dhe zonën urbane përreth tij, duke e kthyer në një qendër multifunksionale për të rritur efikasitetin funksional dhe për të kontribuar në vlerë të shtuar në jetën sociale dhe në ekonominë të qytetit të Tiranës.

Në konkursin ndërkombëtar, Kryeministri kujtoi kohën kur pallati i sporteve “Asllan Rusi” mbulohej nga kompeticioni dhe shpirti i garës e tifozët, ndërsa shprehu besimin se me këtë projekt do t’i rikthehet ajo frymë dhe energji e pazëvendësueshme.

Duke folur për lëvizjen sportive në shkolla, Rama shprehu besimin se ky pallat sporti do të “furnizohet” me prurje dhe talente të reja. “Janë 12 mijë fëmijë aktualisht të angazhuar në këtë lëvizje sportive, e cila po rritet vit pas vitit nën kujdesin e Komitetit Olimpik Shqiptar”, shtoi Rama.

Kryeministri foli edhe për ambicien për të zhvilluar në Shqipëri finalet e Kupës së Kampioneve të Europës në basketboll apo volejboll.

 



Burimi Ekofin.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat