Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeShqipëria, në rrugën e duhur drejt BE-së, gati t’u mbështesim në çdo...

Shqipëria, në rrugën e duhur drejt BE-së, gati t’u mbështesim në çdo hap të rrugës


Presidentja e Komisionit Evropian takon presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama në Tiranë, Von der Leyen: Shqipëria, në rrugën e duhur drejt BE-së, gati t’u mbështesim në çdo hap të rrugës

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të Forumit të Investimeve EU-WB6. Zyrtarja e lartë nisi turin e takimeve si fillim me presidentin Bajram Begaj. Ishte Begaj që priti në hyrje të Presidencës Presidenten e Komisionit Europian.

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Si i zoti i shtëpisë, kryeministri Rama priti në hyrje të Kryeministrisë zyrtaren e lartë të BE-së.

Në ndër të saj, është zhvilluar një ceremoni zyrtare, ndërsa nën ritmin e himnit kombëtar, Ursula von der Leyen i është uruar mirëseardhje. Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë.

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

foto galeri
foto galeri

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, duke shënuar një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit.

“Jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të këtij rrugëtimi,” tha von der Leyen me anë të një postimi në X pas takimit me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Postimi i Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen 

Jam e lumtur që po e filloj turneun tim vjetor në Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Me një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit. Ne jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës.

Screenshot_1
G3IGWfjW4AASOQC
G3IGWfkWsAASZ6-



Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat