
Situatë alarmante në vend! Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 50 vatra zjarri, ndërsa 19 prej tyre vazhdojnë të djegin pa mëshirë pyje, toka e të rrezikojnë banesa në disa qarqe.
Vlora është në epiqendër të kaosit! Flakët po i afrohen rrezikshëm Parkut të Syrit të Kaltër, ndërsa në terren janë angazhuar Forcat e Armatosura dhe mjete ajrore të fuqishme, përfshirë helikopterë Black Hawk dhe avionë Canadair.
Edhe qarqet Berat, Tiranë, Dibër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Kukës dhe Korçë janë në luftë me zjarrin. Në Poliçan e Rrogozhinë, banorët janë detyruar të braktisin shtëpitë nën frikën e përhapjes së flakëve.
Operacionet e shuarjes po zhvillohen me 1,080 efektivë, 82 mjete zjarrfikëse dhe ndihmë nga qielli nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kroacia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Greqia.
🚨 IGJEO paralajmëron: Rreziku nga zjarret është i lartë në të gjithë Shqipërinë, me Shkodrën Jug, Lezhën Veri dhe Elbasanin Perëndim në alarm të kuq! Temperaturat arrijnë deri në 41°C – kushtet perfekte për përhapjen e flakëve!
⚠️ Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve: Raportoni çdo zjarr – çdo sekondë vlen!



