Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeShqyrtimi i kërkesës së Veliajt për ndryshim mase në Apelin e GJKKO,...

Shqyrtimi i kërkesës së Veliajt për ndryshim mase në Apelin e GJKKO, kryebashkiaku merr kohë për tu njohur me aktet – Sot News


Nis në Gjykatën e Apelit të Posaçëm shqyrtimi i kërkesës së Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësim të masës së arrestit me burg.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, seanca mbahet me dyer të mbyllura, e drejtuar nga Nertina Kosova.

Veliaj ka kërkuar të jetë vetë i pranishëm dhe ka refuzuar të përfaqësohet nga avokatët e tij. Veliaj ju drejtua Apelit të Posaçëm pasi gjyqtarja e hetimit Etleva Deda e refuzoi kërkesën për të ndryshuar masën.

Ditën e sotme Veliaj pritet përfaqësohet nga një avokate kryesisht.

Ndërkohë, Gjykata e ka shtyrë seancën për në 14:30, pasi Veliaj ka kërkuar kohë që të njihet me disa akte që pretendon se nuk është njohur me to.

Javën e kaluar kryebashiaku i Tiranës dhe 29 të pandehur të tjerë kaluan në gjykim themeli pas afro pesë muajsh seancë paraprake.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat