Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz'Shtatë javë regjim shtrati', Lora Braha rrëfehet

‘Shtatë javë regjim shtrati’, Lora Braha rrëfehet


Këngëtarja Lora Braha ka shkaktuar shqetësim tek fansat e saj pas një postimi të fundit në Instagram, ku ajo ka treguar se po përballet me probleme shëndetësore.

Në imazhin e publikuar, Lora shfaqet e shtrirë në krevat duke mbajtur dorën në ballë, e shoqëruar nga mbishkrimi: “Sot 7 javë regjim shtrati” dhe një emoji me fytyrë të trishtuar.

Këngëtarja, motra e këngëtares Mihrije Braha, nuk ka zbuluar detaje specifike se për çfarë problemi shëndetësor bëhet fjalë, duke treguar vetëm se ka qenë e detyruar të qëndrojë në regjim shtrati për një periudhë relativisht të gjatë, plot 7 javë.

Ky postim i saj ka ngjallur shqetësim për gjendjen shëndetësore nëpër të cilën po kalon ajo.

Ne i urojmë të shkuara! /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat