Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeSistemi PS dhe PD kanë rënë, zgjedhjet e dëshmuan/ Nesturi: Mund të...

Sistemi PS dhe PD kanë rënë, zgjedhjet e dëshmuan/ Nesturi: Mund të kemi zhvillime politike të ndikuar nga SPAK – Sot News


Partia Demokratike do çelë sezonin e protestave ditën e hënë përpara kryeministrisë për të kërkuar largimin e Ramës dhe Ballukut, pas korrupsionit të hetuar nga SPAK për tunelin e Llogarasë.

Për të folur për këtë, në një studio televizive, ishte analisti Plator Nesturi. Ai theksoi se duke parë ngjarjet e fundit, mund të kemi zhvillime politike në vend të ndikuar nga SPAK, që implikon ndoshta mazhorancën dhe qeverinë.

“ Nuk mendoj se PD me anë të një proteste që duket si parlament kryeministri, si ndeshje play off. Në këtë kuadër nuk shikoj se ka forcën për të ndryshuar diçka. Është përpjekje për të qenë faktor nesër. Që nesër mund të ketë zhvillime të ndikuar nga SPAK. Pritet një qeveri teknike nga dy aktorët politik, që dy palët të gjenin gjuhën e përbashkët, sot nuk e shikoj të njëjtën gjë. SPAK është një aktor i shtuar në lojë dhe një aktor që për punën që ka, ka ndikim në zhvillimin politik të vendit dhe rrjedhën e mëtejshme.”

Nesturi shton se sistemi me PD dhe PS ka rënë dhe kjo u dëshmua me zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.

“Establishmenti i vjetër kërkon të ruajë dominancën si dikur. Do ishte e njëjta skemë ku nuk ka ndryshua asgjë. Nuk do kishte ndonjë veçantë të re. Tashmë e parë dhe nga zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet e fundit vendore ku pati rënie drastike të votave. Mesatarja ishte 18%, e ngriti Burreli. Dëshmoi më së fundi se sistemi ka rënë. Sistemi i vendosur nga dy aktor prej 30 vjetësh. Dy partitë e mëdha. Sistemi që kanë ndërtuar ka rënë. Që të ekzistojë, sistemi funksionon kur njëra palë mund të bjerë, por ngrihet pala tjetër. Ne pamë të dyja palët rënie drastike. Qytetari nuk i beson më asnjërës palë.”

Më tej, Nesturi thotë se nuk pret ndonjë ndryshim në lidershipin e PD-së.

“Nëse flasim te pjesa e opozitës, nëse do kishte një mundësi për të bërë një ndryshim, dëshmoi se PD është e varur nga Berisha. Dhe Berisha nuk ka për të lëvizur, nuk ka se çfarë të presësh diçka prej saj. Gjitha deklarata që bëjnë lajm janë ato që vijnë nga Berisha. Të tjerët bëjnë betejë për të patur numrin dy pas Berishës. Ata e kanë betejën me Nokën, Vokshin.”



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat