Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"S’ka gjyqtar që i rrëzon këto akuza", Tela paralajmëron: Balluku nuk ka...

“S’ka gjyqtar që i rrëzon këto akuza”, Tela paralajmëron: Balluku nuk ka shpëtim, provat vetëm rëndohen – Sot News


Gazetari Andi Tela, i ftuar në një emision televiziv ka folur në lidhje me dosjen Belinda Balluku dhe akuzat e ngritura ndaj saj.

Gjatë bisedës, Tela u shpreh se, po të shikosh provat e deritanishme kupton se provat mbi zv/kryeministren Balluku tregojnë se vetëm mund të rëndohen. Ai u shpreh se Balluku nuk ka shpëtim.

‘SPAK për herë të parë ka prekur një qeveritar, një ministër, aq më tepër një zv/kryeministër. Kështu që është një moment për t’u theksuar, në punën që duhet të bëjë SPAK.

Në rast se ne kemi, gazetarë, opozita që nga viti 2020–2021 që e sulmon Belinda Ballukun në pozicionin e ministres për afera të akuzuara, për korrupsion, tendera, ky është momenti që çfarë është thënë për 4 vite me radhë në parlament, studio televizive, të provohet.

SPAK ka marrë përsipër që gjithë këtë akumulim ta provojë. Ka gjetur provat me anë të të cilave, që po t’i lexosh, ti e kupton fare mirë që Belinda Balluku nuk ka shpëtim.

Provat që rëndojnë mbi të vetëm mund të rëndohen me kalimin e ditëve, nuk mund të pakësohen’, u shpreh Andi Tela.

Sipas tij, ‘nuk mund të ketë një gjyqtar në botë që t’i rrëzojë këto akuza.’

Për gazetarin Tela, ‘pse duhet gjejmë ne, pse duhet të fillojmë tani, që të gjejmë një arsye se pse prokurori, SPAK, kanë vendosur që të merren me numrin dy të qeverisë? Po merren me numrin 2 të qeverisë sepse kanë ca gjëra përpara që sado mund t’i kenë fshehur për 1 vit e ca, do të duhej.’

‘Nëse ka pasur një shtyrje nga jashtë, ok. Por SPAK po bën punën për të cilën paguhen mirë nga taksat tona që ta bëjnë këtë punë. SPAK po bën punën e vet.’, tha ndër të tjera gazetari Andi Tela.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat