Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitet“S’kam dashur ta bëj”/ Enedio Guri, që i mori jetën shokut me...

“S’kam dashur ta bëj”/ Enedio Guri, që i mori jetën shokut me një goditje thike në zemër, përlotet në sallën e gjyqit: Jam shumë i penduar

Ledian Spaho, avokati i Enedio Gurit, ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës së Korçës për tetë të arrestuarit lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit në Pirg të Maliqit. Ai u shpreh se i mituri ka treguar pendesë gjatë seancës gjyqësore, duke theksuar se nuk kishte dashur që veprimet e tij të sillnin një pasojë të tillë.

“Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për autorin. Kjo ngjarje ndodhi pas një konflikti të çastit, dhe pavarësisht se janë fëmijë, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestit. Masa u caktua gjithashtu për babain e Enedios, E. Guri, si edhe për xhaxhain. Sa i përket të miturve të tjerë, gjykata vendosi se arrestimi i tyre nuk ishte i ligjshëm, duke urdhëruar mbikëqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen e tyre para gjykatës. Autori shprehu pendesë, duke thënë se nuk donte që ngjarja të përfundonte me këtë pasojë dhe se nuk e mendonte se veprimet e tij do sillnin këtë rezultat. Ai përsëriti ngushëllimet për familjen. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe babai i të miturit, duke thënë se i vjen keq për ngjarjen,” – tha avokati Spaho.

Më tej, u bë e ditur se autori ishte i përlotur në sallën e gjyqit, duke pohuar se nuk kishte synuar të kryente vrasje, por gjithçka kishte qenë një konflikt i momentit.

“Nuk kam dashur të vras. Ishte një grindje e çastit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen,” – tha Enedio Guri.

Ndërkohë, edhe babai i autorit, Edison Guri, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e viktimës, por gjykata e la në burg së bashku me vëllain e tij, për shkak të përfshirjes së tyre pas ngjarjes tragjike.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat