Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizSonte gjysmëfinalja e BBVK, cilët banorë do prekin finalen e madhe?

Sonte gjysmëfinalja e BBVK, cilët banorë do prekin finalen e madhe?


Sonte, në orën 21:00, sytë e të gjithë publikut do të jenë të drejtuar nga ekrani, pasi Big Brother VIP Kosova 4 hap siparin e natës së madhe gjysmëfinale.

Me moton “Një hap larg finales”, BBVK po përgatitet për momente vendimtare që do të përcaktojnë fatin e rrugëtimit të banorëve të mbetur në garë.

Deri më tani, dy banorë kanë siguruar biletën e tyre për në finalen e madhe: Ludo Lee dhe Elijona. Ata tashmë presin të qetë se cilët do të jenë tre emrat e tjerë që do t’u bashkohen në natën finale, për të luftuar për çmimin e madh.

Megjithatë, për pjesën tjetër të shtëpisë, kjo mbrëmje do të jetë “betejë” në kuptimin televiziv.

Beteja për tri vendet e mbetura

Gjashtë banorë janë aktualisht në ankthin e votave dhe vendimeve të papritura të vëllait të madh. Lista e pretendentëve që kërkojnë një vend në finale përfshin:

  • Londrimi

  • Klodi

  • Dolce

  • Benita

  • Hygerta

  • Aurora & Suanita.

Nata e sotme premton emocione pa fund, “momente vendimtare” dhe surpriza që mund të përmbysin çdo parashikim. Kush do t’i ketë votat e mjaftueshme për të prekur ëndrrën e madhe? Gjithçka do të zbulohet në spektaklin e sotëm live. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat