Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetSpiropali me të rinjtë e programit kombëtar të praktikave në MEPJ: Diplomacia...

Spiropali me të rinjtë e programit kombëtar të praktikave në MEPJ: Diplomacia e hapur ndaj talenteve të reja, prioritetet për Shqipërinë Europiane


Spiropali: Një diplomaci më e hapur ndaj talenteve të reja, prioritet për Shqipërinë Europiane

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka deklaruar se ndër prioritetet e mandatit të saj është ndërtimi i një diplomacie më të hapur ndaj të rinjve dhe talenteve të reja.

Në një postim në rrjetet sociale këtë të premte, Spiropali tha se është takuar me të rinjtë që ndjekin Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, të cilët po japin kontributin e tyre në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Një diplomaci më e hapur ndaj talenteve të reja, ndër prioritetet e mandatit për Shqipërinë Europiane. Ligji i ri për shërbimin e jashtëm që do të prezantojmë shumë shpejt në Kuvend do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të pasuruar diplomacinë shqiptare me potencialin e të rinjve që kanë vokacionin për t’i shërbyer Shqipërisë”, shkruan Spiropali.

Sipas saj, ky proces synon të afrojë brezin e ri me politikën e jashtme dhe ta bëjë diplomacinë shqiptare më përfaqësuese dhe më dinamike.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat