Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeSpiropali takon kryetarin e Kuvendit të Izraelit: Bashkëpunim i ri që hap...

Spiropali takon kryetarin e Kuvendit të Izraelit: Bashkëpunim i ri që hap dyert për dy popujt – Sot News


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës në Jeruzalem, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Kuvendit (Knesset) të Izraelit, Amir Ohana.

Spiropali dhe Ohana u ndalën gjatë tek idetë dhe projektet e partneritetit ndërshtetëror që krijojnë më shumë mundësi për popujt tanë, në të gjitha fushat.

Spiropali theksoi se më herët, në cilësinë e kryetares së Kuvendit, ka bashkëndarë me kryeparlamentarin Ohana vizionin për rienergjizimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy Kuvendeve.

Spiropali falenderoi gjithashtu zyrtarët e shtetit të Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës, me besimin për t’i parë të dy vendet të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet mes tyre.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Izrael, ministrja Spiropali u prit sot më herët në një takim nga homologu i saj Gideon Sa’ar.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat