Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka festuar për fundvit në Elbasan, i shoqëruar nga deputetë dhe mbështetës të tij.
Në video, shihet teksa deputeti Blendi Himçi dhe simpatizantë demokratë kërcejnë nën tingujt e muzikës së Fatmira Breçanit dedikuar për kryedemokratin. Ndërsa Berisha shihet teksa qëndron i ulur dhe buzëqesh për atmosferën e krijuar.
Kujtojmë që kryedemokrati ishte pasditen e sotme në Korçë, ku mbajti takimin me demokratët në kuadër të turit të tij të Foltores.



