Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike'Të çojmë përpara ritmin e negociatave me BE-në', Peleshi takim me Marta...

‘Të çojmë përpara ritmin e negociatave me BE-në’, Peleshi takim me Marta Kos – Sot News


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti pasditen e sotme në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos.

Takimi u zhvillua në kuadër të ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.

Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës.

“Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”,-tha Kos.

Kryeparlamentari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv strategjik kombëtar.

“Integrimi europian ka rrënjë në historinë dhe identitetin tonë, në moton e rilindasve “Për Shqipërinë, dielli lind nga perëndon”. Kuvendi do të vazhdojë të garantojë legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit. Si Kryetar i Kuvendit do të mbështes aksesin dhe kontributin e opozitës dhe qytetarëve në integrim”, -tha Peleshi.

Takimi u përmbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara ritmin e negociatave dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet europiane.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat