“Të dua, lufta mbaroi”, bisedat e para të pengjeve izraelitë me të afërmit e tyre pas 738 ditësh në duart e Hamasit (Video)
Mediat izraelite kanë publikuar momentet nga bisedat e para të pengjeve izraelite me familjarët e tyre, pas lirimit të tyre nga Hamasi.

Fillimisht ata kanë folur në telefon me të afërmit e tyre, ku nuk munguan sigurisht lotët e gëzimit dhe emocionet e forta.
Me lot në sy, nëna e Rom Braslfaskit pa të birin pas dy vitesh.
“Të dua, po kthehesh në shtëpi, lufta mbaroi”, tha nëna e pengut të liruar Matar Angrist kur i foli atij për herë të parë pas 738 ditësh.
“Gjithçka është në rregull, qetësohuni”, i tha Elkana Robot nënës së tij kur u foli për herë të parë pas dy viteve të makthit që përjetoi në duart e Hamasit.
Izraeli konfirmoi këtë mëngjes se shtatë nga personat e rrëmbyer nga Izraeli i ishin dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK). Gjithsej 20 pengje pritet të lirohen gjatë ditës.
Pasi t’i dorëzohen KNKK-së, pengjet e liruara do t’u transferohen forcave izraelite brenda Rripit të Gazës. Në kampin ushtarak Reim në periferi të Rripit të Gazës janë planifikuar takimet e para me të afërmit, kujdesi mjekësor dhe mundësitë për t’u larë dhe për të ndërruar rrobat. Të prekurit do të transportohen më pas me aeroplan në spitale për trajtim të mëtejshëm.
Në Izrael, raportet për lirimin e pengjeve të para të mbajtura nga Hamasi islamist në Rripin e Gazës kanë shkaktuar lehtësim dhe gëzim të jashtëzakonshëm. Mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Pengjeve në qendër të Tel Avivit shpërthyen në festime këtë mëngjes. Megjithatë, ushtria izraelite nuk beson se Hamasi, i cili klasifikohet si një organizatë terroriste nga shumë shtete, do të jetë në gjendje të dorëzojë të 28 pengjet e vdekura brenda armëpushimit 72-orësh të rënë dakord.
Armëpushimi hyri në fuqi të premten si pjesë e një plani paqeje të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Në këmbim të lirimit të pengjeve, Izraeli do të lirojë rreth 2,000 të burgosur palestinezë – përfshirë deri në 250 që janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Ushtria izraelite ka publikuar fotot e para të disa prej pengjeve që u liruan nga Hamasi dhe u pritën nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit këtë mëngjes.
Imazhet tregojnë Alon Ohel duke u takuar me forcat izraelite në Rripin e Gazës pasi u lirua, si dhe vëllezërit binjakë Gali dhe Ziv Berman duke u përqafuar.
Gali Berman dhe Guy Gilboa-Dala shihen gjithashtu duke takuar ushtarë izraelitë në Gaza këtë mëngjes.
Ndërkohë, mediat izraelite thonë se një grup i dytë prej 13 pengjesh i është dorëzuar Kryqit të Kuq në Gazën jugore dhe është duke u kthyer në Izrael.





Bëhet fjalë për 7 pengjeve të para që u liruan mëngjesin e sotëm: Gali Berman, Ziv Berman, Matan Angrest, Alon Ohel, Omri Miran, Eitan Mor dhe Guy Gilboa-Dalal. Pengjet u transportuan nga Kryqi i Kuq me ndihmën e ushtrisë izraelite. Siç shihet nga fotot, pengjet duken dukshëm të dobësuar, por me buzëqeshje në fytyrë, të lumtur që janë më në fund të lirë pas dy vitesh robërie.



