Monday, March 9, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetTë shtënat me armë zjarri në Shkodë policia zbardh detajet: Një makinë...

Të shtënat me armë zjarri në Shkodë policia zbardh detajet: Një makinë tentoi të arratisej, kapëm shoferin! Pasagjeri gjuajti në ajër


Një ndjekje policore është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Guerrile”, pasi një automjet me dy persona në bord nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në këtë lagje, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin lëviznin dy shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Megjithatë, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë.

Për këtë arsye, efektivët e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të automjetit.

Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në automjet, teksa largohej, ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar.

Policia ka arritur të kapë drejtuesin e automjetit, ndërsa inicialet e tij nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit.

Ndërkohë, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat