Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Te vetmet akte terroriste janë të qeverisë", Zhupa reagon pas deklaratave të...

“Te vetmet akte terroriste janë të qeverisë”, Zhupa reagon pas deklaratave të Gonxhës: Qeveria vjedh, varfëron dhe.. – Sot News


Deputetja e PD, kryetare e komisionit te kulturës Ina Zhupa i përgjigjet deklaratave të ministrit te kultures Blendi Gonxhes për vilen e diktatorit, duke theksuar se “të vetmet akte terroriste po i bën qeveria me qytetarët, që i vjedh dhe i varfëron çdo ditë”.  Zhupa akuzoi mazhorancën si shkatërruese të trashëgimisë kulturore, duke kujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar, zhdukjen e  kujtesës historike të Tiranës, ndërsa sot shfaq hipokrizi duke u indinjuar për një shenjë revolte ndaj vilës së diktatorit. Sipas Zhupës, ajo godinë nuk është thjesht një vilë artistike, por simbol i një regjimi që shkaktoi vuajtje, internime dhe ndarje familjesh, plagë që mbeten të hapura për shumë shqiptarë.

Reagimi i Ina Zhupës:

Shkatërruesit e trashëgimisë kulturore, ata që shembën mes natës me gaz dhe polici Teatrin Kombëtar dhe zhdukën çdo kujtesë historike të Tiranës, sot vënë kujën e vajit një shenjë revolte ndaj vilës së diktatorit.

Nuk ka hipokrizi më te madhe që pasi kanë rrënuar godina me vlerë, kanë fshirë histori e identitet, dhe kanë lënë në këmbë vetëm ndërtesat që lidhen me komunizmin, madje duke i rivitalizuar e glorifikuar, papritur u prekën se u gërvisht një simbol i diktaturës.

Ajo godinë nuk është thjesht një vilë artistike sic e përpoq ta përshkruante Blendi Gonxhja. Është simbol i një regjimi që shkaktoi vuajtje, internime, pushkatime dhe ndarje familjesh. Dhimbja që ajo periudhë ka lënë në familjet shqiptare nuk është fshirë.

Familjet e përsekutuara, demokratët që ende ndjejnë peshën e një tranzicioni të gjatë e të padrejtë, nuk mund të mbeteshin indiferentë kur simbolika e dhimbjes trajtohet me më shumë kujdes se vetë kujtesa kombëtare që u shkatërrua.

Te vetmet akte terroriste, sic e cileson Gonxhe revolten e qytetarëve , po i bën qeveria që çdo ditë përplaset me qytetarët anëmbane vendit, çdo ditë i vjedh, çdo ditë i varfëron.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat