Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitet“Toka po thith më shumë dritë se më parë”, ekspertët japin alarmin...

“Toka po thith më shumë dritë se më parë”, ekspertët japin alarmin për pasojat


Qendra kërkimore Langley e NASA-s ka zbuluar se hemisfera veriore po errësohet më shpejt se ajo jugore, ndryshim ky që pritet të ndikojë tek reshjet dhe modelet e motit.

Ekspertët shpjegojnë se normalisht, ekziston një simetri mes dy hemisferave të planetit: Ato reflektojnë pothuajse të njëjtën sasi të dritës së diellit mbrapsht në hapësirë. Çka në vetvete është e çuditshme, sepse gjysma veriore ka më shumë tokë, më shumë qytete dhe më shumë ndotje.
Kjo duhet të çojë në një sasi drite të reflektuar më të lartë sesa gjysma jugore, e cila duke qenë kryesisht oqeanike, është shumë më e errët dhe thith më tepër rrezatim.

Por studimi I fundit i botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, tregon se ky ekuilibër po zhduket, çka mund te ketë efekte shkatërruese për klimën. Autorët e studimit, shkencëtare të Qendrës Kërkimore Langley të NASA-s, të cilët analizuan 24 vjet vëzhgime nga misioni CERES, zbuluan se tani, po ndodh e kundërta: Hemisfera veriore po e thith më shpejt dritën se ajo jugore.

Ajo po errësohet. Ky ndryshim në ekuilibrin e energjisë së Tokës mund të përshpejtojë sipas tyre ngrohjen globale, sepse nëse planeti ynë, si çdo objekt tjetër thith më shumë dritë, temperatura e tij rritet. Këto ndryshime sipas ekspertëve, mund të ndikojnë tek reshjet e për rrjedhojë edhe tek modelet e motit për dekadat e ardhshme.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat