Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetTrafik i rënduar për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës/...

Trafik i rënduar për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës/ Policia merr masat


schedule19:11 – 13 Tetor, 2025

Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh, të njoftuar me datë 10.10.2025, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

Policia e Tiranës u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat në lëvizje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!







Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat