Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetTragjedi në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas...

Tragjedi në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten


Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku të enjten një çift u gjet i pajetë në banesën e tyre, sipas raportimeve të mediave franceze.

Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes Europe njoftoi policinë se kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet.

Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit gjetën trupat e çiftit shqiptar Andon Janaqi, 36 vjeç dhe Anjeza Zeneli, 30 vjeç, si edhe një pushkë gjahu pranë tyre.

Sipas raportimeve, hetuesit po e shqyrtojnë ngjarjen si një vrasje të gruas, e ndjekur nga vetëvrasja e të dyshuarit.

Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Njëri prej tyre nuk ishte kthyer ende në shtëpi pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi tragjedia.

The post Tragjedi në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten appeared first on www.lexo.al.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat