Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeTre dorëheqjet e Ballukut, alibi për pengmarrjen e Edi Ramës nga vartësja...

Tre dorëheqjet e Ballukut, alibi për pengmarrjen e Edi Ramës nga vartësja e tij – Sot News


Nga  Ilir DAKO

“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, por unë nuk ja kam pranuar” , ka deklaruar sot para deputetëve eunukë, për zëvendësen e tij të kapur me presh në duar për korrupsion  masiv, ku tenderët e prokuruar nga buxheti i ministrisë së saj kanë shkuar në drejtime të dirigjuara prej saj.

I pari që e hodhi këtë ide për punë dorëheqjesh nga ana e Ballukut ishte pisuari mediatik i Edi Ramës, Baton Haxhiu, i cili deklaroi se zonja në fjalë i ka dorëzuar dy herë dorëheqjen kryeministrit shqiptar. I pamëshirshëm me sahanlëpirësit e tij mediatik, Edi palloshi e përgënjeshtron Baton pisuarin pa pikë emocioni, duke deklaruar se Balluku i ka kërkuar tre herë dorëheqjen po ky si trim Jutbine dhe burrë i besës nuk e paska shitur. Kur shikon këtë histori banditësh, ku njëri ja fut tjetrit, kryeministri ja fut zëvendëses dhe ajo shefit të saj me epitete të pista, si pallosh apo kurvë, mendja të shkon se një skenar të tillë alucinant nuk mund ta portretizonte as Alfred Hitchcock me këtë nivel  diabolizmi.

Hedhja në treg e versionit të dorëheqjes nga ana e Edi Ramës nuk ka të bëjë me dorëheqjen në rastin konkret dhe as me dëshirën e monstrës Belindë. Kjo e fundit as e ka çuar ndër mend një veprim të tillë dhe është duke u kapur me thonj pas pushtetit me shpresën se do i shpëtojë kthetrave të drejtësisë.

Deklarata e Edi Ramës ka të bëjë me opinionin e krijuar në publik se është peng i mesazheve, përgjimeve apo dhe fakteve që Balluku disponon për vetë kryeministrin shqiptar.  Ai ka mbi kurriz një peshë të rëndë pasi është i marrë peng nga Balluku dhe nuk ka asnjë mundësi të shpëtojë nga thonjtë e saj, të cilët ja ka futur thellë në mish.

Kryeministri shqiptar është bashkëfajtor po aq sa vartësja e tij në krimet monstruoze që kanë bërë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Duke hedhur versionin e dorëheqjes Edi Rama kreshpërohet para shqiptarëve si personazh që po e mbron Ballukun për parime, duke e ekspozuar si një kundërpërgjigje ndaj drejtësisë, të cilës i tregon kufijtë, ndërkohë që vetë del i larë nga pengmarrja e Ballukut. Edi Rama nuk ka pasur fatin të ketë pasur në dorë ndonjëherë dorëheqjen e Ballukut.  Para tij Edi Rama ka mesazhe, përgjime apo dhe kërcënime nga ana e Ballukut, e cila e shantazhon se do ta fundosë atë bashkë me anijen e tij, familjen e tij, Lindën, Zahon dhe soj e sorollopin e tij. Ai është i shantazhuar nga Balluku dhe këtë e tregon qartë qëndrimi i ditëve të fundit, ku po e shpërblen bandën e zëvendësve së tij me poste të ndryshme duke filluar nga doganat, AKBN, ARRSH, etj.

Versioni i dorëheqjes së Ballukut është pozicioni i lepurit që ka veshur maskën e tigrit dhe brenda vetes ka një lepur të dyfishtë që i ka kallur datën. Në të gjithë korrupsionin e Ballukut është Edi Rama. Inceneratorët, Llogaraja, Qafë Plloça, Tuneli i Murrizit, lotet e unazës, Thumanë-Kashari, aeroporti i Vlorës, grabitja e Portit 2000 vjeçar të Durrësit, porti i ri i Durrësit dhe miliarda euro të prokuruara nga dyshja Balluku -Rama, ku disponohen urdhrat e Edi Ramës në dosjen voluminoze të SPAK. Të dy janë ortakë dhe  përgjegjësinë në këtë grabitje e kanë të barabartë.

Pallavrat e kryeministrit me dorëheqje janë  mirazhe pa asnjë vlerë dhe nuk e shpëtojnë lepurushin tigër që ka brenda vetes nga pengmarrja e Bellës. Ai e ka të shkruar fatin e tij prej Palloshi të Bellës, që fundin do ta kenë të përbashkët në majë të bashit të titanikut pervers të rilindjes grabitqare.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat