Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeTrump në një letër për Begajn: SHBA dhe Shqipëria do të vazhdojnë...

Trump në një letër për Begajn: SHBA dhe Shqipëria do të vazhdojnë forcimin e partneritetit për një të ardhme të sigurtë.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku theksohet angazhimi i dy vendeve për të forcuar edhe më tej miqësinë dhe aleancën strategjike.

Në mesazhin e tij, Presidenti Trump vlerëson marrëdhëniet e ndërtuara mbi parimet e respektimit të idealeve që kanë mbështetur shtetin amerikan dhe nënvizon se vetëm përmes mbrojtjes së sovranitetit, prosperitetit dhe paqes me forcë mund të arrihen edhe qëllime që duken të pamundura.

“Me gëzim pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme”, shkruan Presidenti Trump në letrën e tij drejtuar Presidentit Begaj.

Ky mesazh vjen pas urimit të dërguar nga Presidenti Begaj për 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ku ai theksoi lidhjen e ngushtë mes dy vendeve dhe rëndësinë e partneritetit strategjik për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat