Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetTrump: Rusia ka "ngecur në baltë", duhej ta kishte fituar luftën për...

Trump: Rusia ka “ngecur në baltë”, duhej ta kishte fituar luftën për një javë


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dolën këtë të premte përpara mediave përpara një takimi dypalësh ku pritet të diskutohen ndihmat ushtarake dhe zhvillimet më të fundit në luftën në Ukrainë.

Në deklaratën e tij, Trump u ndal veçanërisht te situata e ushtrisë ruse në terren, duke thënë se Rusia “ka ngecur në baltë” dhe se presidenti rus Vladimir Putin “duhej ta kishte fituar luftën brenda një jave”, nëse tanket ruse nuk do të ishin përballur me vështirësi të tilla.

“Është edhe çështje fati në luftë,” shtoi Trump, duke nënvizuar se zhvillimet nuk kanë shkuar sipas pritshmërive fillestare të Moskës.

Komentet e Trump vijnë në një moment kritik të luftës, ku Ukraina po kërkon më shumë mbështetje ushtarake nga aleatët perëndimorë, ndërsa Rusia vazhdon të përballet me rezistencë të fortë dhe pengesa logjistike në vijën e frontit.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat