Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaEkonomiTurizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4% në tetor, gjermanët

Turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4% në tetor, gjermanët


Tetori ka shënuar rritje të dukshme të vizitorëve të huaj në strukturat akomoduese në vend ku në raport me tetorin e vitit të shkuar ishin 55.4 për qind më shumë.

Statistikat e strukturave akomoduese të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se vizitorët gjithsej u rritën me 39,1%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 55,4% dhe rezidentë 5,8%.

“Net qëndrimet gjithsej u rritën me 17,4%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 26,0%, ndërsa ato nga rezidentët u ulën me 3,1%. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+73,6%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+54,4%)” thuhet në publikimin e INSTAT.

Një tjetër shifër interesante nga panorama e tetorit duket se ka të bëjë me rezidencën e vizitorëve ku Gjermania ka arritur të jetë në të njëjtin nivel sa Italia duke u renditur të dytat me nga 13 për qind të vizitorëve. Në vend të parë vijon të mbetet Kosova.

“Vizitorët e huaj sipas vendit të rezidencës Në Tetor 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (14%), Italia dhe Gjermania (secila me 13%). Franca dhe Mbretëria e bashkuar kontribuuan përkatësisht me 7% dhe 5% të vizitorëve, ndërsa 48% e tyre ishin nga vende të tjera.

Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 31,6%, krahasuar me 27,7% në Tetor 2024”, thuhet në publikim.

Shifrat e vjeshtës sa i takon turizmit kanë rikthyer një tendencë pozitive pas një vere më të zbehtë dhe turoperatorët konfirmojnë se turet kulturore janë ato që po kryesojnë rritjen e këtij viti. Deri në fund të tetorit vendin e vizituan 11.1 milionë të huaj.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.



Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat