Partia e Lirë ka kërkuar ndryshimin e ligjit për TVSH për sa i përket produkteve ushqimore të shportës.
Në shkresën e firmosur drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, nga katër deputetët, Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto dhe Brunilda Haxhiu, kërkohet ndryshimi i ligjit nr.92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.
PL kërkon që TVSH për çmimet e shportës të shkojë në 5% nga 20% që është aktualisht.
Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 5 për qind aplikohet mbi mallrat ushqimore të shportës bazë”, thuhet në kërkesën e PL-së.



