Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetU bllokuan para pak ditësh, momenti kur vilat në Farkë shpërthehen me...

U bllokuan para pak ditësh, momenti kur vilat në Farkë shpërthehen me tritol


Një bllok vilash 2-3 katëshe në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë u shemb sot përmes një shpërthimi të kontrolluar. Sipas autoriteteve, objektet ishin ndërtuar në shkelje të lejeve ndërtimore dhe ishin vendosur nën sekuestro më 4 nëntor, pas një inspektimi në terren të ministres së Brendshme, Albana Koçiu, e shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Kryeministri publikoi pamjet e shpërthimit, duke theksuar se ndërtimet e paligjshme nuk do të tolerohen.

“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt”, u shpreh ai.

The post U bllokuan para pak ditësh, momenti kur vilat në Farkë shpërthehen me tritol appeared first on www.lexo.al.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat