Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeU takua me McAllister, Shehaj zbulon shqetësimet që i ngriti zyrtarit të...

U takua me McAllister, Shehaj zbulon shqetësimet që i ngriti zyrtarit të PE: Duhet të shkojnë në burg.. – Sot News


Kreu i Partisë “Mundësia” i ftuar këtë të mërkurë në një emision televiziv ka zbuluar detaje nga takimi me kryetarin e Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister.

Shehaj theksoi se diskutuan lidhur me luftën kundër korrupsionit. Ai shtoi se gjatë takimit vuri theksin tek pengesa që sipas tij po bën kryeministri Edi Rama për luftimin e korrupsionit. Sipas tij Rama do të frenojë drejtësinë pasi tashmë është larguar nga çështjet me opozitën dhe po heton njerëzit e tij të afërm.

“Është e qartë që në Shqipëri po kërkohet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë dhe të gjithë ata që duhet të dalin para drejtësisë, duhet të dalin para drejtësisë. Nuk jam unë që vendos, janë të korruptuar, s’janë të korruptuar, duhet të shkojnë në burg apo duhet të shkojnë në arrest shtëpie apo ku e di unë.

E rëndësishme është që ata që mendonin se ishin të paprekshëm duhet të pranojnë të dalin para drejtësisë. Nuk mund të mbrohen duke thënë ne kemi marrë mandidate, jo vetëm procedura, nuk mund të përdorim pushtetin politik për t’u mbrojtur nga drejtësia.

Kjo është ajo që duhet që po ndodh në Shqipëri dhe duhet qartësisht të konsolidohet. Është diçka që duhet mbështetur. Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht kemi folur në mbështetje, jo vetëm mbështetje të drejtësisë sepse ne nuk mendojmë që drejtësia është perfekte. Nuk mendojmë që prokurorët janë të gjithë të pa parë dhe të kulluar.

Ne themi, ne mbështesim luftën kundër korrupsionit. Ne mbështesim drejtësinë që do të thotë që në Shqipëri nuk mund të ketë më njeri që janë mbi ligjin dhe mund të bëjnë çfarë të duan dhe nuk japin llogari”, u shpreh Shehaj ndër të tjera.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat