Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetVedat Muriqi shkëlqen në Spanjë, dy gola ndaj Osasunas dhe kap Levandovskin

Vedat Muriqi shkëlqen në Spanjë, dy gola ndaj Osasunas dhe kap Levandovskin


Ylli kosovar Vedat Muriqi vazhdon të impresionojë në futbollin spanjoll. Sulmuesi i Mallorcas realizoi dy gola në barazimin 2-2 kundër Osasunas, duke siguruar një pikë të rëndësishme për skuadrën e tij.

Mallorca kaloi në epërsi të dyfishtë falë dy golave të Muriqit në minutat 62’ dhe 66’, por në minutat e fundit ekipi vendas u ndëshkua dy herë, duke e mbyllur ndeshjen në barazim.

“SofaScore” e shpalli prizrenasin lojtarin e ndeshjes me notën 9.2. Përveç dy golave, Muriqi fitoi 11 nga 16 duelet e zhvilluara dhe u faullua gjashtë herë gjatë lojës.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat