Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeVeliaj paditi Aulon Kalanë për shpifje, shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës...

Veliaj paditi Aulon Kalanë për shpifje, shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës – Sot News


Erion Veliaj ka paditur në gjykatën e Tiranës ish-kandidatin e PD-së për deputet në Durrës Aulon Kalaja për shpifje, lidhur me akuzat që ky i fundit ka bërë ndaj Veliajt.

Sot seanca e parë e pajtimit mes tyre u shty pasi Veliaj nuk u paraqit.

Seanca e radhës do të mbahet me datën 12 nëntor ndërsa Aulon Kalaja ka ftuar Veliajn qe të paraqitet në gjykatë për t’u ballafaquar, por sipas tij nuk ka ndërmend që të kërkojë falje lidhur me deklarata që ka bërë kundër Veliajt

Aulon Kalaja: Erion Veliaj nuk erdhi sot. Seanca u shty. Jam i gatshëm të përballem. Të vijë në gjykatë dhe të përballet. Meqënëse më ka çuar në gjykatë, ka një shans në dorë më 12 nëntor dhe të japë pretendimet e veta. Kam bërë disa deklarata në emisione televizive, por këto deklarata nuk janë thënë nga unë për herë të parë i kanë thenë dhe të tjerë. Sot patëm seancë pajtimi, por ai nuk pranoi të vijë. Janë deklarata publike për ato që kam thënë “pirje rakie në burg” e kam quajtur “Cun mami” etje. Ai ka kërkuar që unë t’i them më fal, por nuk e bëj.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat