Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizVjen bashkëpunimi i Don Xhonit me Vinz x Stealth

Vjen bashkëpunimi i Don Xhonit me Vinz x Stealth


Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni, ka publikuar projektin më të ri muzikor të titulluar “Ghetto”.

Ky bashkëpunim e sjell atë krah dyshes ikonike të grupit “Hellbanianz”, Vinz dhe Stealth, duke bashkuar forcat në një këngë që ishte paralajmëruar prej ditësh dhe pritej me interes të madh nga fansat e zhanrit hip-hop.

Kënga “Ghetto” mban vulën e vetë artistëve, pasi teksti është shkruar nga të tre reperët: Don Xhoni, Vinz dhe Stealth.

Kush janë Vinz dhe Stealth?

Për ata që nuk janë familjarë me bashkëpunëtorët e Don Xhonit, Vinz dhe Stealth janë pjesë e grupit të famshëm Hellbanianz, me bazë në Barking, Londër. Ata njihen si pionierët e rrymës “UK Drill” në gjuhën shqipe.

Grupi ka arritur shifra rekord në YouTube dhe platforma streaming, duke u kthyer në një fenomen ndërkombëtar që përfaqëson jetën e shqiptarëve në diasporë. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat