SHKODËR– Policia ka vënë në pranga një person për ngjarjen e minutave të fundit në qytetin e Shkodrës. Ku nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur tre persona përfshirë edhe një kamariere, ndërsa ka humbur jetën një person.
Armand Pali ka mbetur i vdekur, ndërsa shënjestra ka qenë Erogen Vaso.
Vaso ka qenë në lokal bashkë me mikun e tij Armand Pali. Ky i fundit ka qenë këshilltar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës disa vite më parë. Erogen Vaso nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhue me grupin e Bajrave në Shkodër.
Personi që është arrestuar në lidhje me atentatin në Shkodër ened s’është e qartë nëse është qitësi, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.



