Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitet“Yzberisht – zbulohet laborator droge/ Në pranga pronari i banesës, ndërsa policia...

“Yzberisht – zbulohet laborator droge/ Në pranga pronari i banesës, ndërsa policia sekuestron armë, kokainë dhe kanabis çokollatë”

Një 61-vjeçar u arrestua nga policia, pasi kishte përshtatur banesën e tij në Yzberisht në një laborator droge.

Shtëpia ishte shndërruar në ambient të posaçëm për përgatitjen e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis dhe kokainë, të cilat përpunoheshin në forma të ndryshme me qëllim tregtimin.

Pas disa muajsh hetime, uniformat blu zhvilluan operacionin e koduar “Shape”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga Shkëlqim Krrashi, 61 vjeç, banues në Yzberisht.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi:

  • rreth 17 kilogramë kanabis në formë çokollate, të ndara në 69 paketime,
  • 22.5 litra vaj kanabisi, të dyja me vlerë rreth 500 000 euro,
  • rreth 65 gramë kokainë,
  • një armë zjarri pistoletë dhe një armë gjahu.

Sipas hetimeve, 61-vjeçari dyshohet se siguronte sasi të mëdha droge, i përpunonte dhe më pas i shpërndante në zonën e Yzberishtit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat