Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetZbulohen EMRAT e banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”

Zbulohen EMRAT e banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”


Në rrjet po qarkullojnë emrat e banorëve që pritet të marrin pjesë në “Big Brother VIP Albania”, i cili starton më 20 dhjetor.

Emrat më të përfolur janë dy ish-moderatore, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, të cilat pritet të hyjnë pas një konflikti të bujshëm mes tyre, duke premtuar momente të nxehta gjatë edicionit.

Lista e kandidatëve të mundshëm përfshin figura të njohura të ekranit dhe muzikës:

Kristi Lamaj – Këngëtar.

Hilda Kërtalli – Content Creator.

Renee Reffo – Content Creator.

Vitmar Basha – Këngëtar dhe instrumentist.

Robert Aliaj Dragot – Artisti i njohur dhe babai i ish-finalistit Kristi.

Anxhela Martini – Modelja e famshme, me disa pikëpyetje për shkak të stilit të jetesës luksoze.

Juxhin Plovishti – Aktor i humorit në “Portokalli”.

Ardi Murataj – Moderator.

Sabina Mete – Moderatore.

Ina Pashollari – Moderatore.

Lore (Lorela Karoshi) – Këngëtare.

Valer Kolnika – Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë.

Kleoniki Delijorgji – Modele dhe ish-Miss.

Jori Mersini – Aktiv në fushën e imobiliareve.

Një moment prekës i këtij edicioni është emri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili ishte konfirmuar si pjesëmarrës, por fatkeqësisht u nda nga jeta pak ditë para nisjes.

Publiku mbetet në pritje për të zbuluar nëse këta do të jenë banorët zyrtarë të “Big Brother VIP Albania 2025”.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat