Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeZgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla: PS nuk ka sot një emër...

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla: PS nuk ka sot një emër për ta mbështetur – Sot News


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka folur për Avokatin e Popullit.

Balla ftoi të gjthë ata qytetarë që plotësojnë kushtet, të shprehin interes deri në orën 00:00 të ditës së sotme, kur përfundon dhe afati i aplikimeve.

Ditën e nesërme, publikohet lista e personave që kanë shfaqur interes, bëri me dije kreu i grupit të PS. Më pas lista, i shkon komisionit përgjegjës.

Sa i përket një preference nga ana e socialistëve, Balla tha se PS sot nuk ka ende një emër për ta mbështetur.

Prej tre vitesh, nga përfundimi i mandatit  të avokatit aktual nuk është zgjehdur pasardhësi. Ligji thotë 30 ditë nga përfundimi i mandatit të zgjidhet Avokati i ri. U kujtoj të gjtihë qytetarëve shqiptarë që plotësojnë kriteret, deri sot në orën 00:00 kanë të drejtën të shprehin interes. Prej nesër Kuvendi i Shqipërisë do të publikojë dhe listën e personave që kanë shprehur interes. Lista i shkon komisionit përgjegjës. Propozimi im është që ajo që nuk ka ndodhur në këto 3 vite, qoftë në Kuvend, qoftë në komison, si ta mendojë opozita, të ulemi dhe të zgjedhim Avokatin e Popullit.

PS nuk ka sot një emër për ta mbështetur. Fokusi i mesazhit sot duhet të jetë për 3 gruper parlamentare të opozitës. Kur të mblidhet komisioni përgjegjës për kandidaturat, propozimi im është institucionalizmi i një marrëveshje pozitë-opozitë”, deklaroi Balla.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat