Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetZgjedhja e Avokatit të Popullit/ Taulant Balla: Nuk kemi ende një emër,...

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Taulant Balla: Nuk kemi ende një emër, të ulemi me opozitën për konsensus


PS ende nuk e ka një emër për Avokatin e Popullit.

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla deklaroi për mediat se fokusi i mazhorancës, është që të gjejë konsensus me opozitën.

“Jo, PS nuk e sot një emër për ta mbështetur, jemi në fazën që shpresin interesin, ata që japin mendojnë se mund të japin kontribut. Fokusi i mesazhit sot, duhet të jetë për 3 grupet parlamentare të opozitës. Prej nesër, pasnesër, kur të mblidhet komisioni përgjegjës për kandidaturat, të kemi institucionalizim të një komunikimi opozitë-mazhorancë, për t’i dhënë fund kësaj, kreut të këtij institucioni i ka mbaruar mandati dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka zgjedhur ende.”, theksoi ai.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat