Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeZgjedhjet për kryetar të PD Sarandë, ja kush është fitues (Emri) -...

Zgjedhjet për kryetar të PD Sarandë, ja kush është fitues (Emri) – Sot News


Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së PD në Sarandë.

Nga rezultati përfundimtar i numërimit të votave në krye të PD dega Sarandë u zgjodh Matilda Qurku, e cila ka arritur të sigurojë 145 vota nga anëtarësia pjesëmarrëse në proces.

Ndërkohë që kandidati  tjetër Kreshnik Shehu mori 64 vota, ndërsa 6 vota u shpallën të pavlefshme.

Procesi i votimit u zhvillua në një klimë të qetë dhe me një pjesëmarrje prej 215 votues nga 1280 të regjistruar, të cilët ushtruan të drejtën e tyre për të zgjedhur drejtuesin e ri të degës, na tha Aleksandër Çobani, kryetar i FRPD, degës Sarandë.

Pas përfundimit të numërimit, rezultati u shpall nga komisioni përkatës, duke formalizuar kështu kreun e ri të degës për mandatin e ardhshëm. Kryetarja e re e degës së PD Sarandë, Matilda Qurku, falënderoi të gjithë anëtarët që e besuan, duke e zgjedhur atë të drejtojë tanimë degën e PD të Sarandë.

Qurku garantoi gjithashtu, angazhim maksimal në forcimin dhe bashkimin e strukturave të kësaj force politike.

I deleguar nga qendra në këto zgjedhje ishte Nikolin Cali, kryetar FRPD.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat