Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeZyrtare, SPAK rihap hetimet për ditën kur PD sulmoi më 14 shator...

Zyrtare, SPAK rihap hetimet për ditën kur PD sulmoi më 14 shator 1998 institucionet me armë dhe mori peng shtetin… – Sot News


Rigels Seliman

Në artikullin e kaluar raportuam se pas më shumë se dy dekadash drejtësi të munguar, avokati Idajet Beqiri depozitoi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) një kallëzim voluminoz për ngjarjet e 14 shtatorit 1998, të cilat ai i cilëson si “kryengritje të armatosur për përmbysjen e rendit kushtetues”. Burime të sigurta konfirmojnë për gazetën “SOT” se kjo dosje është regjistruar zyrtarisht nga SPAK, duke i hapur rrugë një hetimi historik që pritet të tronditë themelet e politikës shqiptare dhe të vendosë për herë të parë në binarët e drejtësisë ngjarjet e asaj dite dramatike kur Partia Demokratike e Sali Berishës sulmoi institucionet e shtetit. Avokati Idajet Beqiri u shpreh gjithashtu në një intervistë televizive se kryengritja e armatosur konsiderohet krim kundër njerëzimit. Beqiri thotë se të kallëzuarit me në krye Berishën rrezikojnë burg të përjetshëm. “Grushti i ‘98 është ngjarja më e tmerrshme që i ka ndodhur historisë së Shqipërisë. Asnjërit prej tyre nuk iu fut një gjemb në këmbë, kur shikon që ai ngrihet sot me çdo lloj mjeti do ta marri pushtetin, ne s’do bindemi dhe molotovët i përdor çdo vit, do të thotë që ne jemi në rrezik të jashtëzakonshëm. Për Berishën, Ridvan Bode, Genc Pollon, Shaban Meminë, që kanë qenë organizatorët e kësaj kryengritje të armatosur, rrezikojnë burg të përjetshëm. Nuk parashkruhen krimet kundër njerëzimit, e kemi të theksuar në Kod Penal”, tha Beqiri.

Arratisja e Berishës

Në dosjen që ndodhet në tryezën e SPAK  tregohet edhe një episod interesant për tentativën e Berishës për t’u arratisur drejt Italisë. “Shkaqet e grushtit të shtetit nuk mund të shpjegohen thjesht dhe vetëm me ngjarjet e datës 13 dhe 14 shtator 1998, kur ai u zhvillua. As edhe me ato që ndodhën në pragun e tij. Ato janë më të thella. Rrënjët e grushtit të shtetit fillojnë në 9 mars të vitit 1997, kur Partia Socialiste, aleatët e saj dhe partitë e grupimit ”Forumi për Demokraci” u ulën në një tryezë për të zgjidhur krizën e vitit 1997 me Partinë Demokratike dhe liderin e saj, Sali Berisha, autorë të kësaj krize. Berisha e pranon hapur se në paraditen e 9 marsit ai kishte menduar të jepte dorëheqjen.

Në atë kohë flitej gjerësisht në Tiranë se ai po përgatitej të largohej nga vendi, në Italinë fqinjë, ku ishte strehuar prej kohësh familja e tij dhe se një helikopter ishte në gatishmëri për këtë qëllim. Por ai tentoi të bëhet palë në marrëveshjen e 9 marsit 1997 dhe jo pa sukses, sepse përballë kishte akoma një opozitë të komplekësuar. Kompromisi i 9 marsit të vitit 1997 i dha oksigjen Sali Berishës, për ta rikthyer përsëri në fushën e betejës politike si aktor, madje përcaktoi rregullat e lojës deri në zgjedhjet e29 qershorit të vitit 1997.  Mosndëshkimi e ricikloi Berishën përsëri në politikë. Dhe ai do të riciklonte shumë shpejt kriza të reja e që vazhdon të prodhojë të tilla edhe sot. Në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes, 1000 ish-ushtarakë dolën në protestë e deklaruan “mosbindje ndaj marrëveshjes së 9 marsit “, duke e konsideruar si “ akt tradhtie kombëtare “. Mijëra demonstrues të rretheve të Jugut u nisën drejt Tiranës për të kërkuar shkarkimin e Berishës si president, por u penguan nga Partia Socialiste me premtimin se ai “… do ta jepte shpejt dorëheqjen, në një moment të përshtatshëm”. Më 13 mars u hodh në protestë populli i Tiranës… Kaq e fortë ishte protesta popullore ndaj marrëveshjes së 9 marsit, sa Berisha mendoi sërish të arratisej nga Shqipëria.

Njeriu më i afërt i tij në këto momente të vështira për Berishën, roja i tij personale, Izet Haxhia, tregon se: “Në datën 13 mars …e mbajta me zor Berishën, në një kohë që ai i kishte bërë gati valixhet për t’ularguar (“Izet Haxhia: Përballë Sali Berishës”, f. 235).  Se sa i sinqertë ishte ish presidenti Berisha në misionin e pajtimit kombëtar të vendit, mjafton të kujtojmë se në të njëjtën ditë që ai nënshkruante marrëveshjen, forcat paramilitare të Partisë Demokratike dhe të SHIK-ut, kryen masakrën kundër popullsisë civile të Përmetit, duke vrarë shtatë qytetarë të pafajshëm. Në datën 10 mars 1997 ata sulmuan Beratin, Kuçovën, duke vendosur kontrollin ushtarak mbi to. Në 11 mars paramilitarët e tij hapën depot e armëve në Veri, me qëllimin ogurzi që t’i armatoste kundër Jugut. Pavarësisht se populli patriot i Veriut nuk ra në kurthin antikombëtar të Berishës, duke mos iu përgjigjur thirrjes së tij, ky akt çoi në një anarki shkatërrimtare për vendin.

Bashkitë në duart e Partisë Demokratike bllokuan veprimtarinë e qeverisë në bazë; mobilizonin militantët e saj për veprime destabilizuese; furnizonin mitingjet e paligjshme të Partisë Demokratike në Tiranë dhe organizonin të tilla në qytetet ku drejtonin. Ato ishin shumë aktive në realizimin e grushtit të shtetit, duke dërguar më 14 shtator në Tiranë, me autobusë me shpenzimet e bashkive, qindra militantë fanatikë të Partisë Demokratike. Në të njëjtën ditë ato kryen akte destabilizuese në bashkitë që drejtonin”, thuhet ndër të tjera në dose.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat