Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaTeknologji17.6% e përmbajtjeve të publikuara në internet janë tërësisht të gjeneruara nga...

17.6% e përmbajtjeve të publikuara në internet janë tërësisht të gjeneruara nga AI, duke rritur rrezikun e teorisë së “internetit të vdekur”


Një studim i realizuar nga studiues të Imperial College London, Stanford University dhe Internet Archive tregon se mbi një e treta e faqeve të reja në internet janë krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Duke analizuar të dhëna nga Wayback Machine për periudhën nga fundi i vitit 2022 deri në mesin e 2025, studiuesit zbuluan se 35.3% e faqeve të reja janë ndërtuar me ndihmën e AI, ndërsa 17.6% janë tërësisht të gjeneruara nga AI.

Këto gjetje përputhen me raportime të tjera nga kompani si Cloudflare dhe Imperva, të cilat tregojnë se një pjesë e madhe e trafikut në internet vjen nga bot-e. Madje, në vitin 2024, aktiviteti i automatizuar tejkaloi për herë të parë atë njerëzor. Kjo ka nxitur shqetësime për një internet gjithnjë e më të dominuar nga AI, një ide që lidhet edhe me teorinë e ashtuquajtur “Dead Internet”.

https://www.webopedia.com/wp-content/uploads/2025/01/dead-internet-theory-cover.webp

Në praktikë, përhapja e AI në krijimin e website-ve është e dukshme, pasi mashtruesit po përdorin mjete automatike për të ndërtuar faqe të rreme, ndërsa përmbajtje të kopjuara krijohen për përfitime nga SEO. Ka edhe raste ku AI përdoret për të prodhuar artikuj për qëllime propagandistike.

Megjithatë, studimi sfidon disa frikëra të zakonshme. Përmbajtja e gjeneruar nga AI nuk rezulton aq e pasaktë sa mendohej dhe shpesh përfshin burime apo links të jashtme. Gjithashtu, ajo nuk zhduk plotësisht stilin individual të shkrimit dhe nuk është domosdoshmërisht e mbushur me tekst të panevojshëm. Nga ana tjetër, studiuesit gjetën se rritja e përmbajtjes së AI ul diversitetin e ideve dhe krijon një stil më të njëtrajtshëm.



Burimi Geekroom.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat