Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj një mesazhi të aluduar të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe zhgënjyes.
Durmishi iu referua një mesazhi të publikuar të Hoxhës, ku ky i fundit pyeste në një grup në WhatsApp “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”.
Durmishi kërkoi një reagim dhe sqarim të menjëhershëm nga autoritetet në Tiranë, ndërsa i bëri thirrje ministrit Hoxha të kërkojë falje publike për gjuhën ofenduese të përdorur ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.



