Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Po ata idiotët shqiptarë atje...”/ Ministri shqiptar në RMV reagon ashpër pas...

“Po ata idiotët shqiptarë atje…”/ Ministri shqiptar në RMV reagon ashpër pas mesazhit të Hoxhës: Të kërkojë falje! – Sot News


Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj një mesazhi të aluduar të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe zhgënjyes.

Durmishi iu referua një mesazhi të publikuar të Hoxhës, ku ky i fundit pyeste në një grup në WhatsApp “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”.

Durmishi kërkoi një reagim dhe sqarim të menjëhershëm nga autoritetet në Tiranë, ndërsa i bëri thirrje ministrit Hoxha të kërkojë falje publike për gjuhën ofenduese të përdorur ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat