Analisti Arben Meçe është shprehur se dosja ndaj gjyqtares Irena Gjoka (lidhur me një dënim të pretenduar të saj në Greqi) është prodhuar nga eurodeputeti Fredi Beleri, me qëllim ‘goditjen’ e gjyqtares.
Në një studio televizive, Meçe tha se dokumenti i falsifikuar nga Beleri më pas iu dha kryedemokratit Sali Berisha për ta bërë publik dhe për ta dorëzuar në institucionet e drejtësisë në Shqipëri.
Sipas Meçes, në të gjitha arkivat e Greqisë, nëse kërkon, nuk gjendet një dosje e tillë dhe sipas tij, gjyqi i pretenduar ndaj Irena Gjokës në Janinë nuk është bërë kurrë.
“Gjyqi thotë ‘çështja po bëhet në mungesë’. Gjithë maskarallëku fsheh detaje në data ktu. Në kronologji vërtetohet diçka tjetër. Nëse sot vete në Greqi dhe kërkon këtë gjyq në regjistrat grekë, nuk ekziston. I gjithë ky dokumentacion është dokumentacion i manipuluar nga linja e Belerit në Greqi. Ky gjyq nuk është bërë kurrë. Nëse Irana Gjoka ndalohet për t’u futur në kufij, nuk përbën detyrim ligjor për t’u paraqitur në kartelën e pastërtisë. Vetëm nëse do të ishte dënuar. Ky është një dokument i prodhuar nga një dosje që nuk dihet kush është. I është ndryshuar vetëm emri. Beleri në momentin kur Gjoka ishte në kulmin e procedimit gjyqësor ndaj Belerit, prodhon këtë dosje në Greqi dhe ja jep Sali Berishës”, tha Meçe.



