Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaSportRonaldo dhe Messi, rivaliteti më i madh i futbollit ndonjëherë.

Ronaldo dhe Messi, rivaliteti më i madh i futbollit ndonjëherë.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Dy nga futbollistët më të mëdhenj në histori. Rivaliteti më i madh që ka njohur ndonjëherë sporti “mbretëror”. Një përballje epike që nisi në vitin 2009 me transferimin e portugezit te Real Madridi, që edhe sot mbetet e gjallë, edhe pse të ndarë fizikisht nga mbi 12.000 kilometra.

Sigurisht, jo më me intensitetin e atyre viteve të lavdishme në La Liga, ku ndanin fushën, titujt dhe “Topat e Artë”, por edhe sot, në perëndim të karrierës, të dy tregojnë se talenti dhe etja për fitore nuk kanë vdekur, ndonëse po afrohen me të 40-at (Messit i duhen edhe dy vite për katër dekada jetë).

Deri kur? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë. Cristiano po shënon gola në Arabinë Saudite, Messi në SHBA. Portugezi fitoi “UEFA Nations League” me kombëtaren së fundi, ndërsa argjentinasi ka fituar Kupën e Botës dhe “Copa América” në dy vite e gjysmë. CR7 nis sezonin e 24-t si profesionist, Messi po luan të 22-in. Statistika mbresëlënëse.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat