Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaSportNdërron jetë tragjikisht vajza e futbollistit bardheblu, shtyhet ndeshja Tirana-Flamurtari, presidenti Armand...

Ndërron jetë tragjikisht vajza e futbollistit bardheblu, shtyhet ndeshja Tirana-Flamurtari, presidenti Armand Duka mesazh ngushëllimi për futbollistin e Tiranës


Ndërron jetë tragjikisht vajza e futbollistit bardheblu, shtyhet ndeshja Tirana-Flamurtari, presidenti Armand Duka mesazh ngushëllimi për futbollistin e Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin shqiptar mëngjesin e kësaj të shtune. Vajza e futbollistit të Tiranës, Freddy Alvarez, u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Vajza e mitur, rreth moshës 5-6 vjeçe, ndërroi jetë pas një aksidenti të ndodhur në shtëpinë e futbollistit.

Ajo u rrëzua në ambientet e banesës dhe nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Freddy Alvarez

Klubi i Tiranës dhe klube të tjera të Superiores u solidarizuan me futbollistin në këtë moment të vështirë, ndërsa FSHF vendosi që takimi mes Tiranës dhe Flamurtarit, i programuar për këtë të shtunë në orën 13:30, është shtyrë për të dielën në të njëjtën orë.

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka reaguar ndaj këtij lajmi të hidhur dhe nëpërmjet rrjeteve sociale dha një mesazh ngushëllimi.

‘Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të vajzës së vogël të futbollistit të KF Tirana, Freddy Alvarez më ka tronditur pa masë. Në këto momente të vështira, fjalët janë të pakta për të lehtësuar dhimbjen e një prindi dhe të një familjeje.

Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Freddy Alvarez-it, familjes së tij dhe klubit të Tiranës. Jemi pranë jush në këtë humbje të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe engjëlli i vogël-lexohet në mesazhin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit në rrjetet sociale



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat