Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar garën brenda Partisë Demokratike ku në garë është vetëm kreu aktual, Sali Berisha.
I ftuar në një studio televizive Lubonja u shpreh se brenda Partisë Demokratike është krijuar një kulturë ku lideri konsiderohet si “pronar” i partisë, çka sipas tij e bën të pamundur konkurrencën.
Sipas tij, Berisha ka ndërtuar strukturat e partisë, ka bërë favore, ndere, ka dhënë poste dhe në këto kushte, sipas Lubonjës, nuk konkurrohet dot me Sali Berishën.
“Unë mendoj se duke pas këtë mendësi patriarkale se partia është e këtij burri, jo vetëm sepse kemi mendësinë, por edhe sepse ky ka ndërtuar strukturat ka bërë favore, ka bërë ndere, ka dhënë një post këtu, një post atje, atëherë në këto kushte nuk konkurrohet dot me Sali Berishën”, tha ai.
Më tej, Lubonja theksoi se partitë politike duhet të kenë kufizime statutore për mandatin e kryetarit, duke sugjeruar që asnjë lider të mos qëndrojë më shumë se 8 vite në drejtim.
Fatos Lubonja: Unë mendoj se duke pas këtë mendësi patriarkale se partia është e këtij burri, jo vetëm sepse kemi mendësinë, por edhe sepse ky ka ndërtuar strukturat ka bërë favore, ka bërë ndere, ka dhënë një post këtu, një post atje, atëherë në këto kushte nuk konkurrohet dot me Sali Berishën.
Çfarë duhet të ndodh normalisht? Unë gjykoj nga përvoja, që një lider më shumë se 8 vjet të mos qëndrojë, kjo të bëhet statut partie dhe kjo mund të hapet. Realisht është kjo. Me real politike sot, po iku Sali Berisha, bëhen 7 Parti Demokratike. Kjo punë nuk bëhet me Berishën, por as pa Berishën.



