BallinaPolitikeBashkia Vlorë me administratën më të fryrë në vend për 2026, Brunilda...

Bashkia Vlorë me administratën më të fryrë në vend për 2026, Brunilda Mersini kërkon të shtojë numrin e punonjësve – Sot News


Bashkia e Vlorës ka depozituar në Këshillin Bashkiak projektvendimin për strukturën dhe pagat e vitit 2026. Parashikohet bashkimi i disa ndërmarrjeve, shtimi i personelit dhe rritja e pagave. Projekvendimi është firmosur nga kryetarja e re, Brunilda Mersini.

Administratë e fryrë, rritje e numrit të punonjësve në të gjitha sektorët

Në projekvendimin që pritet të kalojë këtë javë për votim në këshill, ndër të tjera shkruhet se administrata e Bashkisë së Vlorës do të ketë mbi 1,100 punonjës, duke e bërë një nga bashkitë më të mëdha dhe më të kushtueshme të vendit. Prej tyre, 394 do jenë në administratë qendrore, të tjerët në institucionet e varësisë.

Projektvendimi parashikon gjithashtu shtim të personelit për Policinë Bashkiake, duke e argumentuar me rritjen e detyrave. Efektivët përfitojnë shtesë prej 4,000 lekësh për vështirësi në punë. Ajo ccka vihet re është se rritja e stafit nuk shoqërohet me analiza për koston dhe as nuk ka objektiva të qarta.

Bashkimi i Ndërmarrjes së Gjelbërimit me Ndërmarrjen e Pastrimit

Në relacion thuhet se Ndërmarrja e Gjelbërimit do bashkohet me Pastrimin. Për vitin 2026, ndërmarrja e re do të ketë 336 punonjës, duke u shndërruar në strukturën më të madhe të bashkisë. Por në praktikë, rritja e kësaj ndërmarrjeje do të thotë edhe shtim të kostos së pagave.

Transferimi i sektorit të ndriçimit te Ndërmarrja e Shërbimeve Publike

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është zhvendosja e sektorit të ndriçimit nga Drejtoria e Infrastrukurës tek Ndërmarrja e Shërbimeve Publike. Bashkia argumenton se kjo do të sjellë koordinim më të mirë, shfrytëzim më efikas. Kjo ndërmarrje do ketë 150 punonjës dhe do të vendoset në godinën e ish-gjimnazit “Shaban Demiraj” Bashkia e justifikon këtë me mungesën e hapësirave dhe rritjen e volumit të punës.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat