BallinaPolitike“BE nuk duket e interesuar për ta marrë Shqipërinë"/ Reagon Shella: Vendi...

“BE nuk duket e interesuar për ta marrë Shqipërinë”/ Reagon Shella: Vendi në proces por pa garanci për afate konkrete – Sot News


I  ftuar ne nje studio televizive kreu i Infocip, Gert Shella, diskutoi mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe debatet e fundit mbi qëndrimin e Brukselit.

Ai foli për mënyrën se si, sipas tij, deklaratat pozitive nga BE nuk reflektojnë gjithmonë një angazhim real për anëtarësimin e Shqipërisë.

“Bashkimi Europian nuk duket realisht i interesuar për ta marrë Shqipërinë në familjen e tij. Shpesh krijohet përshtypja se vendi mbahet në një proces të hapur, por pa një përfundim të qartë.”-shtoi ai.

Sipas tij, BE reagon vetëm në momente të caktuara, ndërsa në raste të tjera qëndron në heshtje edhe kur zhvillimet në vend kërkonin ndërhyrje më të hershme.

“Ka situata kur një reagim i thjeshtë mund të kishte shmangur probleme më të mëdha, por shpesh BE zgjedh të mos ndërhyjë dhe më pas përdor situatën si arsye për vonesa të reja.”-u shpreh Shella.

Ai shtoi se procesi i integrimit nuk lidhet vetëm me çështje teknike, por me një vendimmarrje më të gjerë politike brenda vetë Bashkimit Europian.

Në debat u përmend edhe krahasimi me vende të tjera të rajonit dhe të BE-së, ku procesi i anëtarësimit është parë si më i shpejtë ose më i qartë.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat