Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Dështim serioz i qeverisë"/ PL, akuza të rënda: Fermeri kërkon rregulla të...

“Dështim serioz i qeverisë”/ PL, akuza të rënda: Fermeri kërkon rregulla të drejta, është koha për llogaridhënie – Sot News


Silvana Bajrami u shpreh se fermerët shqiptarë po përballen me sfida të rënda për shkak të mungesës së mbështetjes shtetërore dhe bllokimit të fondeve IPARD.

Fjalimi:

Fermeret jan të braktisur nga shteti dhe të pambrojtur nga politikat e qeverisë, po detyrohen të hedhin produktet e tyre në kanale dhe në rrugë.

Qumështi derdhet, perimet dhe frutat kalben, ndërsa djersa dhe mundi i tyre zhvlerësohen përballë mungesës së tregut dhe mbështetjes reale.

Këto pamje janë dëshmia më e qartë e dështimit të politikave bujqësore dhe mungesës së një vizioni serioz për prodhimin vendas.

Situata bëhet edhe më e rëndë kur e lidhim me faktin e bllokimit të fondeve të programit IPARD, për shkak të dyshimeve dhe aferave korruptive që kanë tronditur menaxhimin e tyre.

Në vend që fondet europiane të shkonin tek fermerët e ndershëm, tek investimet në sera, në agropërpunim, në magazina frigoriferike dhe modernizim të fermave, ato u bënë objekt hetimesh dhe pezullimesh, duke dëmtuar drejtpërdrejt sektorin.

Bllokimi i fondeve IPARD është një goditje e dyfishtë. Së pari, fermeri shqiptar humbet mundësinë për financim dhe modernizim. Së dyti, dëmtohet besimi i partnerëve ndërkombëtarë ndaj institucioneve shqiptare.

Sot fermerët përballen me rritje të ndjeshme të kostove të prodhimit.

Mungesë subvencionesh të drejtpërdrejta dhe transparente. Konkurrencë të padrejtë nga importet, që kanë mbytur tregun shqiptar. Mungesë infrastrukture për ruajtje, grumbullim dhe përpunim dhe pasiguri të plotë për të ardhmen. Fermeri shqiptar nuk kërkon favore politike.

Ai kërkon rregulla të drejta, mbështetje reale dhe siguri që fondet publike dhe europiane të mos përfundojnë në xhepat e qeveritarëve.

Krijimin e një mekanizmi të ri monitorimi për të garantuar që çdo qindarkë të shkojë tek fermerët. Paketë emergjente kombëtare mbështetëse për fermerët e dëmtuar dhe politika mbrojtëse për prodhimin vendas dhe kontroll të standardeve të importeve.

Bujqësia është sektor strategjik dhe themel i sigurisë ushqimore kombëtare. Braktisja e fermerëve dhe lejimi i korrupsionit në fondet që duhej t’i mbështesnin ata, është papërgjegjshmëri e rëndë. Fermeri nuk mund të paguajë faturën e korrupsionit qeveritar. Është koha për llogaridhënie, transparencë dhe mbështetje konkrete për prodhimin shqiptar.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat