BallinaPolitike"Europa nuk është fasadë", gazetari shpërthen: Integrimi nuk bëhet me propagandë, por...

“Europa nuk është fasadë”, gazetari shpërthen: Integrimi nuk bëhet me propagandë, por me zgjidhjen e halleve të.. – Sot News


Gazetari Genc Çobani, në një lidhje direkte për  një emision televiziv, foli për mënyrën se si po trajtohet debati mbi integrimin europian të Shqipërisë, duke ngritur shqetësimin se vëmendja publike po largohet nga problemet reale me të cilat përballen qytetarët çdo ditë.

Sipas tij, diskutimi nuk duhet të fokusohet vetëm tek pyetja nëse Shqipëria do të hyjë apo jo në Bashkimin Europian, por tek mënyra se si po shkon vendi drejt këtij procesi.

“Problemi nuk është pse po hyjmë në Bashkimin Europian, por si po hyjmë në Bashkimin Europian. Në një kohë kur vendi ka shumë probleme, nga korrupsioni te çmimet dhe pasiguria, debati publik është përqendruar vetëm tek integrimi.”-tha Çobani.

Çobani u ndal te problemet që, sipas tij, po mbeten jashtë vëmendjes politike dhe mediatike. Ai përmendi korrupsionin, rritjen e kostos së jetesës, pasigurinë, skandalet me ushqimin, ndotjen dhe vështirësitë ekonomike që prekin qytetarët.

Gazetari kujtoi edhe sloganin e lëvizjes studentore të viteve ’90, duke thënë se synimi i asaj kohe ishte “Shqipëria si gjithë Europa” dhe jo thjesht “Shqipëria në Europë”.

“Po dëgjojmë çdo ditë probleme me ushqimin, ndotjen, pensionet dhe trajtimin e shtresave në nevojë. Këto tregojnë se ende nuk jemi si gjithë Europa. Integrimi nuk është vetëm hapje dhe mbyllje kapitujsh.”-shtoi ai.

Sipas Çobanit, pa zgjidhur problemet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, procesi i integrimit rrezikon të mbetet një diskutim politik dhe jo një ndryshim real për vendin.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat